Vendosni fjalën kyçe....

‘Bolton është skifter, nëse do ishte për të do ishim në luftë me mbarë botën njëkohësisht’ – Trump


Presidenti amerikan Trump ka pohuar se këshilltari i tij kryesor i politikës së jashtme dëshiron të përfshijë SHBA-në në konflikte të shumta ndërkombëtare.

Por presidenti amerikan këmbënguli se fjala e fundit është e tij nëse raketat amerikane duhet dhe do godasin Iranin.

Në një intervistën me gazetarin Chuck Todd, ky i fundit e pyeti Trump, nëse ishte ‘duke u shtyrë në një veprim ushtarak kundër Iranit’ nga këshilltarët e tij, duke nënkuptuar deklarimet agresive nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton.

‘Kam dy grupe njerëzish. Pëllumba dhe skifterë.’ – u përgjigj Trump.

‘John Bolton është absolutisht një skifter. Nëse do t’i takonte atij, ai do të sulmonte të gjithë botën në të njëjtën kohë.’ – shtoi Trump.

Megjithatë Trump pastaj i hodhi poshtë shqetësimet rreth ndikimit të Boltonit, i cili gjithashtu ka shërbyer në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratave të Ronald Reaganit dhe George W. Bush.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *