Gjendet i mbytur Doland Molla, 31-vjeçari nga Skrapari i cili humbi kontaktet me miqtë ditën e djeshme, kur ishte futur për t’u larë në plazhin e Durrësit.
Policia u vu dje në kërkim tokësor dhe detar, pas denoncimit të shokëve se Molla kishte humbur.
Denoncimi u bë dje rreth orës 14:00 të ditës, ndërsa është arritur të gjendet vetëm ditën tjetër.
Mëngjesin e sotëm rreth orës 05:00, trupi i të riut është gjetur në zonën e Currilave, vetëm pak metra larg nga vendi ku është parë për herë të fundit.