Templates by BIGtheme NET

Juventus përpjekjen e fundit për De Ligt, ofron 70 milionë euro

Juventus është gati të bëjë sulmin final për të siguruar Matthijs De Ligt. Shoqëria bardhezi, pas një tratative të gjatë, sipas raportimeve të fundit, është në avantazh ndaj konkurencës së Barcelona e Paris Saint Germain për 19-vjeçarin e Ajax. Oferta e torinezëve është 70 milionë euro, ndërsa për De Ligt një pagesë e cmendur, që do ta bëjë të dytin më të paguar të Serie A.

Nga Holanda sinjalet janë të qarta: jo vetëm për këshillën e Cristiano Ronaldo, De Ligt është gati të veshë fanellën e Juventus. Në Spanjë flitet për një tërheqje të Barcelona, që nuk ka ndërmend të ngrejë më çmimin e lojtarit, kështu që nëse Ajax duhet të pranojë ofertën më të mirë, që është ajo e kampionëve të Italisë.

Për 19-vjeçarin, kapitenin e Ajax e liderin e Holandës është gati një super pagesë. Akordi i propozuar për agjentin e tij Mino Raiola është një kontratë pesë vjeçare me një pagesë 12 milionë euro plus bonus, që do ta bëjnë të dytin më të paguar në Itali.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto