Vendosni fjalën kyçe....

Kolegji Zgjedhor vendos kundër dekretit të Metës, lë në fuqi datën 30 qershor


Kolegjit Zgjedhor nuk i janë dashur më shumë se 40 minuta, për të vendosur për rrëzimin e kërkesës së Partisë së Unitetit Kombëtar të Idajet Beqirit duke vendosur kështu kundër dekretit të presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve.

PUK e cila është një parti aleate e PS-së, bëri kërkesë për ç’regjistrim nga zgjedhjet pas dekretit të presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve.

Mirëpo sipas KQZ-së ishte tepër vonë për ta bërë këtë pasi kishte nisur fushata. Beqiri shpresonte që Kolegji Zgjedhor të hidhte poshtë vendimin e KQZ-së dhe të vendoste për ç’rregjistrimin e PUK nga zgjedhjet, por kjo nuk ndodhi.

Në një deklaratë për mediat, Beqiri tha se Kolegji Zgjedhor vendosi të lërë në fuqi datën 30 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve, duke i refuzuar atij kërkesën për ç’regjistrim. Ai tha se tani ai dhe partia e tij janë të detyruar të shkojnë në zgjedhje.

“Jemi të detyruar. Është një vendim që jepet nga organi më i lartë. Ky vendim që rrëzon kërkesën tonë dhe thotë që më 30 qershor do shkoni në zgjedhje është detyrues dhe jemi të detyruar të shkojmë në zgjedhje. Thelbi i padisë tonë ishte dekreti i Presidentit. Në iu drejtuam Kolegjit për të mësuar nëse ky dekret i Presidentit është i vlefshëm apo i vlefshëm.
Unë mund të kem mendime individuale, personale të miat por problemi ishte që vendimmarrja jonë ishte politike dhe juridike”, deklaroi Beqiri.

Pas këtij vendimi të Kolegjit Zgjedhor, mbetet për t’u parë cili do jetë reagimi i opozitës. Vendi rrezikon të shkojë drejt përplasjeve të forta ditën e zgjedhjeve më 30 qershor, ku për shumicën e bashkive ka vetëm një kandidat në garë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *