Vendosni fjalën kyçe....

Kriza politike, drejtuesja e misionit të OSBE-së takon Ramën


Drejtuesja e misionit të ODHIR në vendin tonë, Audrey Glover, ka shkuar në selinë e PS-së ku po takohet me kryeministrin Rama.

Vizita e Glover në selinë rozë vjen një javë para zgjedhjeve të 30 Qershorit, të cilat për herë të parë në 30 vite demokraci do të zhvillohen pa opozitën.

Rama paraditen e sotme pati një mbledhje kryesie, ku kërkoi që të garantohej mbarëvajtja e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe dha porositë e tij lidhur me zgjedhjet.

PAs mbledhjes së kryesisë, siç shikohet edhe në foton e mëposhtme, selinë rozë e ka vizituar Tom Doshi.

Në takimin mes Doshit dhe Ramës, kanë marrë pjesë dhe kandidati i PS-së për Bashkinë e Shkodrës Valdrin Pjetri  si dhe kreun i grupit parlamentar Taulant Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *