Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur për marrëdhëniet politike me Edi Ramën, që prej marrëveshjes së 2013.
Në emisionin “A Show” me Adi Krastën në News 24, Kryemadhi deklaroi se ka qenë kundër marrëveshjes së 2013.
“Në marrëdhënien me Ilir Metën, Edi Rama ka një listë të gjatë pabesish. Ju kujtoj këtu zgjedhjet në Lezhë në vitin 2015 kur i kërkoi vetë Viktor Tushës që të kandidonte, dhe bashkë me Mimi Kodhelin dhe të tjerë sabotuan procesin zgjedhor.
Mund ta thoshte që e dua Lezhën për Pjerin Ndeun dhe nuk kishim pse të hynim në mosmarrëveshje. Unë nuk i kam dhënë afrimitet. Unë me atë nuk kam pasur afrimitet që të jem në marrëdhënie njerëzore.
Unë kam qenë kundër marrëveshjes së vitit 2013 të Ilir Metës me Ramën. I kam thënë gjithmonë Metës, mos i beso, për Ramën”-tha Kryemadhi.