Ndahet nga jeta Dave Bartholomew, gjiganti i muzikës së New Orleans dhe një pionier i rock n ‘roll, i cili sëbashku me Fats Domino shkroi dhe prodhoi klasikë të tillë si: “Ain’t That a Shame,” ”I’m Walkin,'” and “Let the Four Winds Blow”.
“Fox News” shkruan se ai ishte 100 vjeç.
Anëtari i “Hall of Fame” dhe i “Rock and Roll Hall of Fame”, vdiq të dielën në një spital në një periferi të New Orleans.
Djali i tij më i madh, Dave Bartholomew Jr, e konfirmoi lajmin duke thënë: “Babai ishte 100 vjeç dhe gjashtë muajsh, i kishte ardhur koha”.
Që kur ishte fëmijë, Dave Bartholomew i biente i trumbetës, më pas ai u bë lider i një bande dhe menaxher para Luftës së Dytë Botërore.
Bartolomeu u bë shok me Domino në fund të viteve 1940 dhe bashkëpunoi me pianistin për dhjetra hite.