Pas protestave kundër vizitës së kryeministrit Edi Rama në Sarandë, shoqërohet në polici kreu i PD-së së Sarandës, Hariz Mema.
Dhjetëra persona ishin grumbulluar në pedonalen e qytetit, ku Rama prezantoi kandidatin për kryetar bashkie dhe pse zgjedhjet janë anuluar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Kujtojmë se ditën e djeshme u shoqërua në komisariat edhe ish-kryetari i komunës së Lazaratit, Dasho Aliko, dhe sekretari i PD-së në Gjirokastër, Spartak Drasa.
Kjo për shkak se ata tentuan t’i bllokojnë rrugën kryeministrit Edi Rama në Gjirokastër, por gjatë kësaj përpkjekjeje u përplasën me policinë.