Presidenti amerikan, Trump, ka deklaruar se vendet që kërkojnë mbrojtjen e SHBA-ve, duhet të paguajnë për të.
Në një postim në llogarinë e tij në ‘Twitter’, Trump, që të paguajnë nëse duan që të kenë mbrojtjen speciale amerikane në Ngushticën e Hormuzit.
‘Kina merr 91% të naftës së saj nga ngushtica, Japonia 62%, dhe shumë vende të tjera po ashtu. Pra, pse po i mbrojmë këto rrugë transportuese për vendet e tjera për shumë vite për zero kompensim.’ – shkruajti Trump në ‘Twitter.
Shqetësimet e sigurisë vijnë pas shpërthimeve në dy anije transportuese nga Japonia dhe Norvegjia në Gjirin e Omanit më herët këtë muaj. SHBA akuzoi për këtë sulm Iranin, ndërkohë që ky i fundit i ka hedhur poshtë akuzat.