Vendosni fjalën kyçe....

Një tjetër pushues mbytet në plazhin e Durrësit


Një tjetër pushues ka humbur jetën në plazhet shqiptare, më saktë në Durrës. Mësohet se mëngjesin e sotëm, një pushues i moshës 60-vjeçare është mbytur në plazhin e Durrësit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, në zonën e Plepave.

60-vjeçari është nxjerrë i pajetë nga uji pak minuta më parë dhe po transportohet drejt morgut. Ende nuk dihet identiteti i pushuesit të ndjerë. Ky është trupi i dytë i pajetë që gjendet sot në Durrës.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, u gjet trupi i të riut Donald Molla në zonën e Currilave, vetëm pak metra larg nga vendi ku është parë për herë të fundit.

 31-vjeçari nga Skrapari, kishte humbur kontaktet me miqtë ditën e djeshme, kur ishte futur për t’u larë në plazhin e Durrësit.

Policia u vu dje në kërkim tokësor dhe detar, pas denoncimit të shokëve se Molla kishte humbur.

Denoncimi u bë dje rreth orës 14:00 të ditës, ndërsa trupi i pajetë është arritur të gjendet vetëm ditën tjetër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *