Gjatë takimit elektoral të Ramës në Durrës, mbështetësit e opozitës që protestoninin kundër tij janë përplasur me policinë në afërsi të vendit ku po zhvillohej mitingu.
Në video shihet qartë momentet kur simpatizantët përplasen trup më trup me Policinë, ndërsa tentojnë të frenojnë avancimin e tyre drejt vendit ku po mbahet takimi elektoral.
Shefi i qeverisë ka ripërsëritur vazhdimisht se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor duke iu përgjigjur qartë dhe prerë pretedimeve të opozitës.