Dy aeroplanët gjermanë ‘Eurofighter’ janë rrëzuar në shtetin verilindor të Mecklenburg-Vorpommern, ka konfirmuar Ministria e Brendshme. Avionët kanë rënë në një zonë banimi, sipas mediave gjermane.
Dy aeroplanë luftarakë të Forcave Ajrore u përplasën në ajër mbi qytetin e vogël të Malchow, që ndodhet rreth 80 km larg nga qyteti gjerman, Schwerin.
‘Avionët u përplasën në ajër dhe pastaj u rrëzuan,’ tha një zëdhënës ushtarak për revistën ‘Der Spiegel’.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, një nga aeroplanët u rrëzua në një zonë të pyllëzuar pranë fshatit Jabel, ndërsa tjetri ra rreth 10 kilometra larg, në jug të fshatit Nossentiner Huette.
Mbeturinat e avionit të shkatërruar kanë rënë në një pyll afër, ku me sa duket kanë shkaktuar një zjarr.
Një video e postuar në mediat sociale nga një transmetues radiofonik lokal tregon shenja të tymit të zi që ndriçojnë mbi një pyll në vendndodhjen e supozuar të rrëzimit.
Disa pjesë të avionëve goditën gjithashtu një zonë banimi, raportoi ‘SVZ’, një gazetë lokale. Sipas mediave, pilotët kanë arritur të hidhen me katapultë para rrëzimit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.