Ditën e sotme është arrestuar një 22-vjeçar në Vlorë, pasi dyshohej se shpërndante drogë në zonën e Drimadhës në Vlorë. Sipas policisë, të riut me inicialet S.K, iu gjetën rreth 100 kokrra “Ekstazi” (drogë stimuluese) si dhe një sasi valute prej 525 eurove dhe 60.000 lekë të rinj, të cilat dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes.
“Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave stimuluese.
Finalizohet operacioni antidrogë “Drimadha”
Sekuestrohen nga policia 100 kokrra ekstazi si dhe para të përfituara nga shitja e tyre.
Vihet në pranga poseduesi.
Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në zonën e Drimadhës, shpërndahej drogë stimuluese nga një shtetas, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Drimadha”, ku në bashkëpunim me forcat operacionale pranë DVP Vlorë kanë vënë në pranga 22 vjeçarin nga Tirana S.K.
Gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti shtetasit S.K, 100 kokrra lëndë narkotike e dyshuar “Ekstazi” (drogë stimuluese) si dhe një sasi valute prej 525 eurove dhe 60.000 lekë të rinj, të cilat dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.”, thuhet në njoftimin e policisë.