Një qytetar ka denoncuar lirimin e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Pogradecit, i cili u ndalua në doganë për kontrabandë mallrash.
Sipas qytetarit, Xhakolli është liruar me ndërhyrjen e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
‘Denoncohet fshehja e krimit nga policia! Kapet ne flagrance me kontrabande kandidati per bashkine e Pogradecit.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb Doktor,para disa ditesh ne doganen e Qaf Thanes eshte arrestuar kandidati i Partise Socialiste per Pogradecin Ilir Xhakolli!
Ai eshte kapur per kontrabande dhe me nderhyrjen e Taulant Balles eshte liruar brenda 24 oreve. Kjo ngjarje eshte mbajtur e fshehte nga Policia e Sander Lleshit.’ – shkruan Berisha në llogarinë e tij në ‘Facebook’.