Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në fushën e golfit në Kaliforni, 5 të vdekur


Një sherr me armë ka ndodhur në një fushë golfi në Santa Maria, një qytet bregdetar rreth 140 milje në veriperëndim të Los Anxhelosit.

Siç shkruan “Fox News”, dy burra janë grindur gjatë me personin që ka qëlluar me armë, i cili nuk është identifikuar ende.

“Këta tre djem po kërcënonin njëri-tjetrin për një kohë të gjatë”, tha Keith Castro.

Pas raportimit për të shtëna me armë të premten në mëngjes, policia gjeti një person të vdekur brenda ambienteve të Casa Grande dhe një tjetër pranë barit.

Personi i armatosur besohet të jetë larguar në shtëpinë e tij të lëvizshme, e cila më vonë u dogj si pasojë e një shpërthimi.

Autoritetet gjetën dy trupa në rrënoja– njëri prej të cilëve besohet se i përket personit të armatosur që qëlloi dy njerëzit në Casa Grande.

Emrat e tyre do të publikohen pasi zyra e mjekut të konfirmojë identitetin e tyre. Deri më tani policia e Santa Maria ka identifikuar dy viktimat e para:  Kurt Bracke, 70 vjeç dhe Richard Hanen, 78 vjeç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *