Pasi emri i tij rezultoi i përfshirë në përgjimet e dosjes 339, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje drejtorin e hekurudhave në Durrës, Ani Dyrmishin.
Kjo vjen pas publikimit të përgjimeve të “Bild”, ku Dyrmishi u dëgjua duke folur me Astrit Avdylajn.
Biseda rezulton të jetë përgjuar në periudhën kur Dyrmishi drejtonte Hipotekën e Durrësit.
Gjatë marrjes në pyetje, Dyrmishi ka dhënë detaje lidhur me komunikimet e tij me Avdylajt.
Prokuroria për krime të rënda javën e kaluar mori dhe dëshminë e deputetit të PS-së, Ilir Ndraxhi emri i të cilit gjithashtu përmendet në përgjimet e publikuara nga “Bild”.
Emri i ish-drejtorit të Hipotekës doli në audio-përgjimin e parë, ku përmendej nga Avdyli në bisedën që ky i fundit po bënte me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon.