Vendosni fjalën kyçe....

U kapën me 8.5 kg kokainë në Angli, 13 vjet burg për 2 shqiptarët


Dy shqiptarë janë burgosur në total për 13 vite dhe muaj burg, pasi u kapën me 8.5 kg kokainë dhe rreth 17 mijë paund cash.

Shpend Vata, 32 vjeç dhe Gentjan Murati, 34 vjeç, njëri banues në Londër dhe tjetrit në Hertfordshire, u arrestuan pas një hetimi të përbashkët nga Agjencia Kombëtare e Krimit. Vata u burgos për shtatë vjet e 10 muaj ndërsa Murati për gjashtë vjet.

Më 27 nëntor 2018, Vata mbërriti në Lancaster Road, Hitchin, në një makinë gri Volvo. Ai ishte parë duke hyrë në një banesë duke mbajtur një çantë shpine blu. Brenda pesë minutash, ai doli nga adresa dhe u ndalua nga policia. Atij ju gjetën 17 mijë paund në çantën e shpinës dhe një kg kokainë në sediljen e pasagjerit të Volvos.

Vata u tha oficerëve se thjesht po transportonte drogën dhe nuk ishte furnizues.

“Unë nuk pajtohem me arrestimin për posedim me qëllim furnizimin. Po transportoja drogën. Unë nuk po furnizoja askënd”, tha ai cituar nga mediat lokale britanike.

Pjesa tjetër prej 6 kg kokainë dhe disa telefona celularë u gjetën pas një kërkimi në shtëpinë e Vatës.

Zyrtarët ekzekutuan një urdhër kërkimi në banesën e Muratit në Lancaster Road, Hitchin. Ndërsa hynë në pronë, ai ishte në posedim të një kilogrami e gjysmë kokainë.

Vata dhe Murati u arrestuan për posedim me qëllim furnizimi të drogës së Klasit A dhe u deklaruar fajtorë në një seancë të mëhershme.

Matt McMillan nga Partneriteti për Krimin e Organizuar, tha:

“Vata dhe Murati u përdorën nga një grup i krimit të organizuar për të shpërndarë drogë të klasit A në të gjithë Londrën. Këta janë një hallkë e rëndësishme në zinxhirin e trafikut të drogës dhe duke ndërprerë aktivitetin e tyre, ne kemi një ndikim të vërtetë në aktivitetin më të gjerë të kriminelëve të organizuar”.

“Ne e dimë se këto banda mbështeten në rrjedhën e parave dhe konfiskimin e parave që është aq e rëndësishme për biznesin e tyre i ndalon ata të investojnë në aktivitete të tjera kriminale. Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndaluar grupet e krimit të organizuar dhe do të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për ne“.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *