Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi publikon testin e provimit të historisë: Skandali 3, Besa Shahini të mbajë përgjegjësi


Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka publikuar në llogarinë e saj në ‘Facebook’, testin  e provimit me zgjedhje të lëndës histori.

Vokshi shkruan se ky është skandali i tretë që ndodh në provimet e maturës dhe se ministrja e Arsimit, Shahini, do mbajë përgjegjësi për këto ngjarje të paprecedenta.

‘SKANDALI 3: ja dhe testi i historisë… ndërkohë që provimi vazhdon…Kush i ka shitur testet e provimeve me zgjedhje??? Ministrja Shahini të mbajë përgjegjësi për këtë skandal të paprecedent…’ – shkruan Vokshi në ‘Facebook’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *