Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Denoncimi ndaj gazetarit gjerman do i kushtojë rëndë Ramës


Kreu i PD-së Lulzim Basha në një deklaratë për publikun nga selia blu deklaroi se padia e Ramës ndaj gazetarit gjerman që  publikoi përgjimet e blerjes së votave do i kushtojë rëndë kryeministrit.

“Sot, Edi Rama shpalli se ka pajtuar një avokat gjerman kundër gazetarit Peter Tiede. Është një nga avokatët më të shtrenjtë në Europë, që faturon të paktën 13 euro për minutë. Të gjithë klientët e këtij avokati janë multimilionerë dhe miliarderë dhe, mes tyre mbretër, dhe sulltanë.

Nuk është e rastësishme që në këtë listë, tani, do të jetë edhe Edi Rama, një nga njerëzit më të pasur të Ballkanit. Padia që ka bërë mund të kushtojë qindra mijëra euro. Por Edi Rama nuk i asgjë as as milionat.

Ai ka 21 vjet që vjedh dhe plaçkit gjithë Shqipërinë. Ka marrë 20-40 për qind për çdo leje ndërtimi që ka dhënë në Tiranë dhe gjashtë vitet e fundit në Shqipëri ka zhvatur qindra milionë euro.

Por nuk ka asnjë dyshim se një nga përfituesit direkt të trafikut marramendës së drogës ka qenë Edi Rama. Me këtë para kriminale Edi Rama jeton në luks, i shkëputur nga realiteti. Etja e verbër për para dhe pushtet, e zhveshur nga çdo ndjesi njerëzore, e çuan Edi Ramën në krahët e krimit që në fillimet e karrierës së tij dhe, që atëhere, ka mbetur peng i krimit.

Në emër të krimit, në emër të avdylajbe, lalave, dakovea, gjiknurëve, manjave, Edi Rama paska vendosur të padisë një gazetar perendimor që i nxori lidhjet e tij me krimin, duke paguar me paratë e korrupsionit!

Është e njëjta mbrojtje që u ka bërë gjatë këtyre viteve Mark Frokut, Armando Prengës, Pjerin Ndreut, Artur Bushit, Elvis Roshit, Qazim Sejdinit, Saimir Sahirit, Damian Gjiknurit, Agron Xhafajt, rrajave, habiljave, shullazëve dhe trafikantëve të tjerë.

Mbrojtje totale, pandëshkueshmëri absolute ndaj krimit dhe korrupsionit. Këtë e ka arritur duke shkatërruar shtetin ligjor dhe demokracinë. Duke kapur çdo pushtet“-tha Basha.

Më tej Basha u shpreh se zgjedhjet që do zhvillohen në 30 qershor janë fasë dhe i krahasoi ato me zgjedhjet e Ramiz Alisë në 1991.

Edi Rama paska vendosur të padisë një gazetar gjerman pasi ai publikoi përgjimet e vjedhjes së votave nga Manjat, Gjiknurët, Lalajt, Rrahjave etj. Padia që ka bërë Rama do i kushtojë rëndë.

Zgjedhjet që do zhvillojë në 30 qershor janë farsë.

Rama njësoj si Ramiz Alia tre dekada më vonë kur Shqipëria është e rënuar ekonomikisht, kur demokracia ka rënë, kërkon të mbajë zgjedhje farsë, fton shqiptarët të votojnë ku një fletë ka vetëm një emër në listë”- deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *