Vendosni fjalën kyçe....

“Edhe unë” – Përfaqësues të artit, kulturës dhe medias bashkohen në një kauzë: S’ka burg që na mban


Disa përfaqësues të artit, kulturës dhe medias i janë bashkuar një nisme për të mos votuar më 30 qershor.

Që pas deklaratës së Bujar Kapexhiut se do të pengonte mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor, në rrjetet sociale ka nisur solidarizimi nën hashtagun “#edheunë”.

Pak ditë më parë, Bujar Kapexhiu ironizoi masën e re të propozuar nga kryeministri Edi Rama, për të ndaluar me 5-10 vite largimin jashtë vendit të personave që mundohen të pengojnë zgjedhjet.

 “Më 30 qershor unë do të shkoj në qendrën e votimit. Por do shkoj t’u tregoj të tjerëve që të mos votojnë. Do ti pengoj ata në mënyrë që të dënohem 10 vjet që të mos shkoj jashtë shtetit. Kam vendosur të mos shkoj më jashtë shtetit. As më bën përshtypje fare. Jam kaq mirë këtu në Shqipëri. Le që nuk më lë gazeta të dal jashtë shtetit sepse më do çdo ditë një karikaturë”– tha Kapexhiu.

Pas kësaj deklarate u bashkuan dhe aktori Neritan Liçaj, gazetari Çim Peka, shkrimtarja Flutura Açka, pedagogia Dhurata Shehri e shumë e shumë personalitete të tjera. Ata kërkojnë të respektohet dekreti i presidentit të Republikës Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve.  Kërkojnë që të mos mbahen zgjedhjet pa pjesëmarrjen e opozitës, në kushtet kur pjesa më e madhe e bashkive ka vetëm një kandidat në garë.

Këto personazhe të njohura kundërshtojnë lëvizjen e fundit të kryeministrit Edi Rama, i cili për të bërë presion për mbajtjen e zgjedhjeve, deklaroi se kush mundohet t’i pengojë do t’i ndalohet largimi nga Shqipëria për 5-10 vjet.

Neritan Liçaj: #EdheUne….s’do lejojme qe jetet tona dhe te femijeve tane te neperkemben dhe te bien ne letargjine e dhimshme te vdekjes se ngadalte te padinjitetit nga sundimi e nje bande gangsterresh qe s’njohin kushtetute,te drejta,demokraci,mendim te lire,art,kultute,perparim,dije,qyteterim,komb dhe krenari . .por vetem rrugaceri dhe vjedhje!
Po te doni shperndajeni.

Flutura Açka: #Edheunë nuk do të votoj

Sepse refuzoj të bëhem dorëzanë e rikthimit të diktaturës,
sepse e refuzoj një regjim që i ndau, i përtalli, i vodhi shqiptarët,
sepse refuzoj një sekt mavi që luan me të kuqen e flamurit tonë kur e ndjen neverinë tonë ndaj bojës së tij,
sepse nuk ka burg që më mban më brenda para së drejtës sime,
sepse Lirinë nuk na e dhuroi asnjë regjim, klikë a loser, por e fituam vetë,
sepse ne, “stoku antik i Europës”, siç shkruante më 1914 Arthur Moore, ne europianët e substancës së saj, nuk ka forcë që na vë më gardhe e tela me gjemba,
sepse të votosh këtë regjim, voton fundin e Lirisë tënde.

Fotoja 1. Peshkopia sot, aty ku parrulla e dikurshme “Shqipëria shkëmb graniti” që salduan etërit e bijve një kat më poshtë, është ronitur dhe është kthyer në glasore për korbat. Në xhiron e qytetit nuk duken pari as ish-kryetari brekegrisuri, as kryetari ndergrisuri nga përgjimet e fundit e vjedhjes së votave, akt që turpëroi Dibrën dhe dibranët.
Fotoja 2: Burgu famekeq i Burrelit

Fatos Lubonja: #EdheUnë_bllokoj_votimet
#EdheUnë_refuzoj_diktaturën
#EdheUnë_dua_zgjedhje_jo_votime
#Mëdënoni_EdheMua #EdheMua #EdheUnë

Çim Peka: #Edhe une! Me denoni edhe mua. Secili te bej pjesen e vet. Une marr persiper te pengoj per te na rikthyer ne monizem gazetaret e oborrit. Keta qe kane nga nje miliarde te pista nga sherbimi i tyre i piste. Keta qe marrin zarfin nga Rama per te paguar kurimin e femijeve nen terapi nga droga. Keta qe kane parcela me hashash. Por, nqs opozita terhiqet nga perballja me 30 Qershor, “rrofte Lefter Maliqi”!!!

Dhurata Shehri: #Edhe unë!
Ju nuk mundeni! 
Unë ju dënoj!

Olti Curri: #EdheUne
Edhe po nuk u denuam nga ligjet e neodiktatures Rama, do te na denoje Evropa per shkak te krimineleve qe kane kaput pushtetin(skandali i pergjimeve konfirmoi gjithçka), qe te mos shkelim me atje duke na rikthyer vizat. 
Nje eksod i frikeshem po gatuhet ne koken e çdo shqiptari te ndershem, çdo shqiptari qe jeton me djerse. Thuhet qe shpresa vdes e fundit por kur te rinjte (shpresa e Shqiperise) kane vetem nje enderr : te emigrojne, do te thote qe SHPRESA KA VDEKUR.

Agim Xhafka: “Më 30 qershor unë do të shkoj në qendrën e votimit. Por do shkoj t’u tregoj të tjerëve që të mos votojnë…”
#EdheUnë

Basir Çollaku: #edheune Kerkese per te hyre ne burg

I padashur drejtues i te gjitha pushteteve ne Shqiperi. Me 30 qershor, do te bej me deshire dhe vullnet krim elektoral, per tu denuar me plot vetedije, kunder vendimeve njepartiake zgjedhore. Me mire nje krim elektoral te dielen, se nje burg masiv si ne kohen e qoftelargut. 
Ky burg qe do bejme ne, do te beje qe Zaho te jetoje ne nje Shqiperi demokratike neser..”
/Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *