Vendosni fjalën kyçe....

Marku firmos udhëzimin për prokurorët: Hetim çdo rast që prek zgjedhjet


Kryeprokurorja Arta Marku ka firmosur një udhëzim për prokurorët, për periudhën para dhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Marku thotë në këtë udhëzim se do të hetohen dhe ndiqen penalisht të gjithë ata persona që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, si dhe kryejnë vepra penale që dëmtojnë procesin zgjedhor.

Sipas udhëzimit të firmosur nga Marku, thuhet gjithashtu se do të ketë një bashkëpunim mes prokurorive të të gjitha qarqeve dhe policive përkatëse, si dhe me agjencitë e zbatimit të ligjit e shërbimet inteligjent.

Nga ora 07:00 deri në 22:00 do të jenë në gatishmëri gjatë periudhës së zgjedhjeve dhe personeli do të ketë komunikim të vazhdueshëm me sallën operative të policisë edhe pas orës 22:00.

Udhëzimi i Prokurorisë së Përgjithshme vjen pak ditë pas ndryshimeve në Kodin Penal, ku parashikohet ndëshkimi për ndalimin e daljes jashtë shtetit për ata persona që kryejnë krime elektorale.

Vetëm pesë ditë na ndajnë nga zgjedhjet, të cilat maxhoranca është e vendosur t’i mbajë pavarësisht dekretit të presidentit që i ndalon ato.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *