Pas Konferencës së Jashtëzakonshme për Mediat, presidenti i Republikës Ilir Meta është ulur për të konsumuar kafen e mëngjesit me një grup gazetarësh.
Ndryshe nga konferenca, presidenti ka hequr xhaketën e kollaren, ka përveshur mëngët e këmishës për të biseduar me gazetarët jo më në mënyrë formale.
Në fotot e mëposhtme, Meta duket i qeshur. Ai ka shkëmbyer me gazetarët të cilët janë ngritur herët për konferencën e tij dhe u ka shpjeguar qëndrimet e tij lidhur me krizën politike, këtë radhë në mënyrë miqësore.