Vendosni fjalën kyçe....

Përpjekjet për shkarkim, Meta: Këtu do jem deri më 24 korrik të 2022-shit


Presidenti Ilir Meta deklaroi sot në një Konferencë të Jashtëzakonshme për mediat se ndaloi zgjedhjet moniste.

“Presidenti nuk ndërhyn për të penguar zgjedhje partiake por pa dyshim besoj se lidhur me datën 30 qershor si zgjedhje kjo datë ka rënë nuk ekziston më ligjërisht. Kush dëshiron të bëjë zgjedhje partiake unë nuk ndërhyj. Kjo të jetë e qartë brenda dhe jashtë vendit.”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët lidhur me qëndrimin  e ndërkombëtarëve, Meta tha se nëse zgjedhjet vendore do të mbahen pa opozitën, Shqipëria do të dënohej nga gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut. Ai dha një përgjigje edhe lidhur me përpjekjet e maxhorancës për ta shkarkuar.

“Unë nuk hy tek ata politikanë që flasin në emër të ambasadave dhe ndërkombëtarëve dhe që fshihen pas tyre.

Unë nuk kam anuluar zgjedhjet në Kinë, por në Shqipëri për shkak të një krize të rëndë politike.

Mos prisni nga asnjë ambasador t’ju thotë këtë që po ju them unë. Edhe sikur të bëheshin zgjedhjet, edhe sikur gjithë populli opozitar që nuk do merrte pjesë të duartrokiste, e ardhmja e Shqipërisë për hapjen e negociatave, do ishte një e ardhme jo e qartë.

Shqipëria do dënohej nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut siç ka ndodhur në shumë vende të tjera. Kam anuluar zgjedhjet në Republikën e Shqipërisë, para gjithë shqiptarëve këtu.

Ky institucion nuk i përket Ilir Metës, i përket Republikës. Ky institucion nuk do të bjerë kurrë. Shqipëria nuk do kthehet në asnjë koloni të asnjë fondacioni ndërkombëtar dhe bashkë do jemi këtu deri më 24 korrik të vitit 2022.”, tha Meta, duke iu përgjigjur kështu edhe përpjekjeve të maxhorancës, për një shkarkim të mundshëm të tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *