Banorët e Astirit janë ngritur sot në protestë, për shkak se një firmë private ia ka lyer shtëpinë për të vënë një logo-reklamë, pa i marrë leje.
Pronari i banesës ndodhet jashtë vendit për momentin dhe në protestë janë ngritur të afërm dhe fqinj të tij, të cilët i kanë dërguar fotot e vinçit duke punuar, për të vënë logon e një platforme dixhitale në muret e shtëpisë. Protestuesit akuzojnë bashkinë se është vënë në shërbim të firmave private.
“Një shtëpi 3-katëshe, është lyer në mënyrë të padrejtë me një bojë për vendosjen e një prej reklamave të platformave dixhitale.
Vetë banori i kësaj shtëpie nuk ndodhet në Shqipëri për momentin.
Dola te puna, pashë vincin që po lyente lart shtëpinë me logon e bashkisë. Personi që ka shtëpinë këtu, unë e kam kushëri të largët, shok më shumë se kushëri. E njoftova zotërinë në fjalë. Jo më tha ai mua. Para një muaji e leu ai. I çoj foto, vinçin duke lyer.
A keni leje nga i zoti i shtëpisë. Ai tha kemi fol me të. Ore ky thotë që kam fol.
Punonjësit e bashkisë sot punojnë për firmat private. I mora foton dhe vinçin, duke punuar pa pyetur të zotin e shtëpisë. Kjo është pronë private. Ky e ka të legalizuar.
Nesër shteti e kompeson se do bëjë rruga. Por sot për sot është pronë e tija dhe nuk mund të bëhet asgjë pa lejen e tij.
Unë s’e kuptoj. Këtu kemi arritur. Kjo është bashkia që duam zoti Veliaj. Rasti i parë, bashkia pret pemët. Tenderin e ka fituar firma private dhe punën e bën bashkia. Pra kjo është vjedhje e hapur.”, tha një nga protestuesit.