Një qytetar në Korçë ka denoncuar patrullën e policisë së qarkullimit në Korçë pasi sipas tij ata kanë ushtruar dhunë fizike
Albert Shkëmbi 61-vjeç ka qenë pasagjer në një mjet në momentin që e ka ndaluar patrulla e policisë në rrugën Korçë-Maliq, në afërsi të Libonikut, raporton Top Channel.
Policia ka kërkuar që ai ta shoqërojë, por nuk ka pranuar me pretendimin se ishte pasagjer dhe jo në drejtimin e mjetit.
Në atë moment, sipas Shkëmbit, policët e kanë qëlluar dhe grushte dhe radiot e tyre, duke i thyer krahun.
Tashmë i dëmtuari po trajtohet në repartin e terapisë ditore në spitalin e Korçës.