Vendosni fjalën kyçe....

Rama sulmon nga Bajram Curri, Metën e Berishën


Kryeministri Rma ka sulmuar nga Bajram Curri presidentin Meta dhe ish-kryeministrin Berisha.

Ai e krahasoi presidentin Meta me Haxhi Qamilin që ka marrë përsipër të hedhë Molotovët institucionalë.

‘Ilir Meta ka marrë përsipër pjesën e dhunës institucionale. Ka marrë përsipër Molotovët institucionalë. Ka marrë përsipër t’i gjuajë me Molotov Amerikës, Europës.’ – tha Rama.

Ndërsa për ish-kryeministrin Berisha tha se ishte në shtëpinë e tij dhe nuk donte t’ia zinte me gojë emrin por e akuzoi se ishte përgjegjës për shkatërrimin e Valbonës.

‘Nuk dua t’ia përmend emrin se jam në shtëpinë e tij. Ne do bëjmë të mundur që këto bukuri të Tropojës të kthehen në burim pasurie për njerëzit. Edhe Valbona që është pasuri e Europës, u desh që të vija unë që të ndalohej masakra e 11 hidrocentraleve njëri pas tjetrit. U shkatërrua Valbona, edhe pse ishte rritur dhe lindur këtu. PD sot është rrugëve. Ne kemi bërë punë, ndryshe nga PD.’ – shtoi kryeministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *