Kryeministri Rama ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të PD-së Lulzim Basha në lidhje me padinë ndaj gazetarit gjerman Peter Tiede.
Basha deklaroi se Ramës do i kushtojë rëndë padia ndaj gazetarit gjerman për shkak se avokati i kontraktuar nga ai paguhet shumë shtrenjtë.
Nga ana tjetër, Rama i është përgjigjur nëpërmjet Tëitter-it duke i kujtuar paratë ruse për lobimi në SHBA. Më tej Rama i thotë Bashës se faturat e gjyqit në Gjermani do publikohen dhe sipas tij do dali e vërteta.
“Artist, ti nuk zhgënjen kurrë, je njish! Je i pandehur për qindramijëra euro ruse a dreqi e di ç’janë,të cilat po dreqi e di sa versione do sajosh deri në gjyq për t’i justifikuar dhe del e bilbilon për krimin që do paguaka avokatin gjerman për të luftuar lirinë e medias në Gjermani.
Se kuptove kurrë o njish që është shah politika, jo kukamçefthi as topa luftash, po mos u mërzit! Gjyqi do bëhet në Gjermani, faturat do publikohen në Shqipëri dhe e vërteta për tërë atë çorbë të prishur që gatuat, për ta helmuar këtë vend e miqtë e tij,do dalë e plotë. Gjermanisht”- shkruan Rama.