Vendosni fjalën kyçe....

Të gjithë sytë te Presidenca, Meta në Konferencë të Jashtëzakonshme


Presidenti i Republkikës Ilir Meta, ka paralajmëruar se do të mbajë sot në orën 08:00 të mëngjesit, një konferencë të Jashtëzakonshme për mediat.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do japë nesër (25 qershor 2019) një deklaratë për shtyp në ora 08:00, në ambientet e Institucionit të Kreut të Shtetit”-thuhet në njoftimin e Presidencës.

Gjithë sytë tanimë janë te Presidenti, me kuriozitetin se çfarë ai ka për të thënë në këto kushte të krizës politike në vend.

Ditën e djeshme Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë dekretin e tij për shtyrjen e zgjedhjeve dhe mendohet se kjo është edhe tema e konferencës së sotme.

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, e ka cilësuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor një skeç të orkestruar prej kohësh.

“Asnjë surprizë nga skeçi i rradhës i orkestruar prej kohësh”, shkruan Tedi Blushi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *