Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Vlorë, plagosen dy të rinj


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Plazhit të Vjetër në Vlorë.

Dy automjete janë përplasur dhe si pasojë dy të rinj janë plagosur.

Të rinjtë janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shkaku i përplasjes është shpejtësia e madhe në këtë aks rrugor.

Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *