Sozia iraniane e Lionel Mesit, Reza Parastesh, ka mohuar se ka mashtruar 23 gra në vendin e tij të lindjes, duke fjetur me to, pasi mori identitetin e ikonës së futbollit argjentinas për t’i joshur.
Sipas medias spanjolle ‘Marca’, Parastesh u ka thënë grave në fjalë se ai ishte në të vërtetë golashënuesi më i mirë i Barcelonës dhe nëse kjo vërtetohet, ai rrezikon akuzën ‘përdhunim me mashtrim’.
Megjithatë ai i ka hedhur poshtë akuzat me anë të një postimi në faqen e tij ë Instagram ku shkruan:
‘Përshëndetje, një lajm i rremë dhe i çmendur është duke u shpërndarë ë mediat sociale me subjektin e përdhunimit 23 vajza nga unë, ju lutem mos luani me reputacionin dhe kredibilitetin e njerëzve.’ – u shkroi 26-vjeçari 700.000 ndjekësve të tij.