Kreu i Partisë Demokratike, Basha, pritet të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në selinë blu në orën 14:00.
Kjo lëvizje e Bashës vjen pas tërheqjes së vëzhguesve të OSBE-së për zgjedhjet e 30 qershorit si dhe pas takimit me shefen e misionit në Tiranë, Glover.
Më herët, Partia Demokratike shpalosi planin e opozitës së bashkuar pëër protesta masive çdo ditë duke kulmuar më 30 qershor.
Protesta do zhvillohen në sheshet kryesore të 61 bashkive dhe në çdo KZAZ.
Ditën e djeshme, Basha theksoi se dy kushtet për zgjidhjen e krizës janë dënimi i të gjithë personave që kanë prekur zgjedhjet në Durrës e Dibër si dhe dorëheqja e Edi Ramës.