Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Ministrja e mbrojtjes shpërndau në Peshkopi para me makina ushtrie me targa false


Kreu i PD-së Lulzim Basha nga selia blu ka bërë një deklaratë të fortë ku ka akuzuar ministren e mbrojtjes se po shpërndan para në Peshkopi me makina ushtrie me targa false.

Ministrja e Mbrojtjes ka qenë sot në Peshkopi me makina ushtrie me targa false për të shpërndarë para për të dalë në zgjedhje. Po bën atë që bëri bashkëshorti i saj sipas përgjimeve të Bild”-u shpreh Basha.

Basha më tej ka thënë se zgjedhjet janë një farsë dhe ato nuk mund të zhvillohen të lira dhe të ndershme pa u larguar Edi Rama.

Shqipëria është i vetmi vend në Evropë ku nuk zhvillohen zgjedhje të lira, ku zgjedhjet vidhen haptazi me kriminelë dhe askush nuk ndëshkohet. Pa u ndëshkuar këta kriminelë dhe pa u larguar Edi Rama, nuk ka zgjedhje të lira. Të dielën, në Shqipëri nuk ka zgjedhje, por farsë. Do të bëjmë gjithçka që kjo farsë të mos ekzekutohet. Regjimi i Edi Ramës po u bën presion punonjësve të administratës që të dalin në zgjedhje me gjithë familjet. Ky është dhunim flagrant i lirisë”.

“Rama ka rekrutuar në të gjitha qytetet kryesore për të detyruar njerëzit të dalin në zgjedhje dhe të votojnë nën presion. Do të përdoren për të krijuar përplasje mes qytetarëve. Ne do t’i bëjmë qëndresë dhunës së Edi Ramës“-deklaroi Rama

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *