Kreu i PD-së Lulzim Basha në një dalje për mediat nga selia blu ka folur për deklaratën e Këshillit të Evropës duke e konsideruar si një vendim i cili i ve vulën se zgjedhjet janë një farsë.
“Nuk ka konkurrencë pa pjesëmarrjen e opozitës. Është një vendim i pastër politik, një ndarje e prerë nga organizata kryesore e të drejtave të njeriut dhe zgjedhjeve në Evropë.
Këshilli i Evropës ka qenë edhe në zgjedhjet e 2015 së bashku me OSBE-ODIHR. Këtë vit u tërhoq për herë të parë nga monitorimi i zgjedhjeve në një vend anëtar të tij. Farsa që ka përgatitur Rama nuk ka ndodhur askund që nga rënia e regjimit komunist”-u shpreh Basha.