Vendosni fjalën kyçe....

Bebe Rexha merr një letër nga Michele Obama, s’mban dot lotët


Bebe Rexha ka marrë një letër nga ish-zonja e parë amerikane Michelle Obama dhe për këtë duket shumë e emocionuar.

Bebe Rexha u bë pjesë e  “2019 College Singing Day”, që është pjesë e një fushate të cilën Obama e filloi në vitin 2014 si përpjekje për të inkujaruar studentët për të ndjekur arsimin e lartë.

Pas kontributit që dha Bebe në këtë event, duke performuar përpara të rinjve dhe duke i frymëzuar ata,  Michelle Obama i shkroi asaj një letër falenderimi.

Në këtë letër, ish-Zonja e Parë thotë se shpreson për një tjetër bashkëpunim në të ardhmen me këngëtaren me origjinë shqiptare, e cila nuk i ka mbajtur dot lotët.

Ose të paktën këtë nënkupton përmes emoji-t me të cilin shoqëron postimin në “Instastory”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *