Templates by BIGtheme NET

Gjunkshi deklaroi se po armatosen militantët në Dibër, policia padit ish-deputetin

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me deklaratat e ish-deputetit demokrat Xhemal Gjunkshi i cili pretendoi se po shpërndahen armë për militantët në Dibër.

Sipas policisë deklaratat e Gjunkshit janë të pavërteta dhe shpifje të fabrikuara.

Më tej policia sqaron se lidhur me këto deklarata ish-deputeti do përballet para ligjit.

Reagim i Policisë së Shtetit:

Lidhur me deklarimin e sotëm publik të ish-deputetit të PD, Xhemal Gjunkshi, ku aludon se Policia e Dibrës ka shpërndarë armë në qytet, sqarojmë se:

Kjo deklaratë është krejtësisht një shpifje e ulët dhe plotësisht e fabrikuar.

Policia e Shtetit e hedh poshtë me përbuzje një deklarim të tillë, që në fakt të vetmin reagim që meriton është padia ndaj deklaruesit Gjunkshi në gjykatë.

Aty ai do të duhet që përpara ligjit të sqarojë motivet e kësaj insinuate të ulët.

Policia e Shtetit gjen rastin të garantojë qytetarët se është në krye të detyrës dhe e angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe sigurinë e tyre në tërësi.

Për çdo informacion që disponon, çdokush mund të denoncojë në kushte anonimati në numrin unik 112 ose numrin falas të SHÇBA, 0800 90 90.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto