Vendosni fjalën kyçe....

Gjunkshi: Drejtuesit e policisë të kapur në përgjime shoqërojnë materialet zgjedhore, në Dibër po ushtrohet presion për votën


Ish-deputeti i PD Xhemal Gjunkshi në një komunikatë për mediat nga selia blu deklaroi se drejtuesit e policisë që kanë dalë në përgjime jo vetëm që janë akoma në detyrë, por shoqërojnë materialet zgjedhore drejt Bashkisë së Dibrës.

Gjunkshi tha se drejtuesit e policisë në Dibër iu bëjnë presion qytetarëve që të japin votat. Ai shtoi se ministri Lleshaj gënjeu publikisht kur tha se ka shkarkuar drejtuesit policorë në Dibër, pasi ata janë akoma duke punuar.

Lleshaj mashtroi se drejtuesit e policisë të përfshirë në dosje 184 janë të graduar akoma./ Komisar Robert Aga sot ka shoqëruar materialet zgjedhore që kanë ardhur në Bashkinë e Dibrës.  Kemi të dhëna se Policia e Shtetit në Dibër ka shpërndarë pistoleta dhe armatim.

Në të gjithë Dibrën po qarkullojnë njerëz me dosje të zeza, me precedentë kriminalë të rrezikshëm. PD kërkon që të merren masa urgjente që të parandalohen ngjarja që mund të jenë të rënda. Po ushtrohet presion për votat. Bekim Krashi që dëgjohej duke folur me ministrin e Damian Gjiknurin mban postin e OSHEE në Dibër. Të nderuar qytetarë më 30 qershor të bëhemi bashkë për të mbrojtur votën e lirë”-tha Gjunkshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *