Ashtu siç njoftoi mbrëmjen e kaluar, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar sot me drejtuesen e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audry Glover.
Mësohet se takimi mes Bashës dhe Glover ka zgjatur rreth 60 minuta, kohë gjatë së cilës kanë diskutuar për krizën politike në vend dhe zgjedhjet e 30 qershorit.
Vetëm dy ditë më parë, drejtuesja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR, pati një takim dhe me kryeministrin Edi Rama.
Pas një takimi edhe me kreun e KQZ-së Klement Zguri, Glover tha në një konferencë për mediat, se nuk i ka ndodhur asnjëherë të vëzhgojë zgjedhje ku opozita nuk ka marrë pjesë.
Këshilli i Europës, është tërhequr sot nga dërgimi i vëzhguesve për zgjedhjet e 30 qershorit.