Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Aktorët e brendshëm ose të jashtëm që i shërbejnë konfliktit në Shqipëri do mbajnë përgjegjësi para popullit


Kreu i Shteti Ilir Meta pas takimit me Ministrin e Jashtëm të Hungarisë Péter Szijjártó ka dhënë edhe një mesazh për situatën në Shqipëri ku ka theksuar se aktorët qofshin të brendshëm qofshin të jashtëm që i shërbejnë konfliktit në Shqipëri do mbajnë përgjegjësi para popullit.

“Çdo veprim drejt rrugës së paligjshmërisë dhe të konfliktit, e nxjerr Shqipërinë nga perspektiva e saj europiane e njëkohësisht të gjithë aktorët e brendshëm ose të jashtëm që i kontribuojnë këtij skenari, do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar”-shkruan Meta.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të zhvilloja sot një takim të përzemërt me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, z. Péter Szijjártó. Vlerësova marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Hungarisë dhe potencialin e thellimit të tyre.

Çmoj mbështetjen e sinqertë të Hungarisë në procesin e integrimit europian dhe veçanërisht për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit me BE.

Theksova rëndësinë që ka zbatimi i të gjitha prioriteteve që kushtëzojnë një vendim pozitiv të Këshillit Europian vjeshtën e ardhshme, duke nënvizuar reflektimin e palëve sa më parë për dialog dhe zgjidhjen e krizës që po përjeton vendi dhe rikthimin në normalitetin e respektimit të shtetit ligjor. 

Çdo veprim drejt rrugës së paligjshmërisë dhe të konfliktit, e nxjerr Shqipërinë nga perspektiva e saj europiane e njëkohësisht të gjithë aktorët e brendshëm ose të jashtëm që i kontribuojnë këtij skenari, do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *