Vendosni fjalën kyçe....

PD e Korçës: Çmenduria e Ramës ka arritur kulmin historik


Partia Demokratike në Korçë i ka kërkuar sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të ndërpresë menjëherë procesin e votimeve në Bashkinë e Korçës dhe Pustecit, pasi i konsideron të paligjshme.

Këtë kërkesë PD-ja e Korçës e ka bërë përmes një shkrese, ku e konsideron krim të rëndë mbajtjen e votimeve.

Në shkresën drejtuar KQZ-së, PD e Korçës paralajmëron se nga data 27 qershor deri më 2 korrik do të organizohen tubime të ligjshme në të dyja bashkitë.

Dega e PD në Korçë kërkon lirimin e menjëhershëm të KZAZ, VNV dhe QV, si dhe kthimin e tyre në funksion të publikut.

Më tej, në një deklaratë, PD e Korçës thotë se çmendura e kryeministrit Rama ka rritur kulmin historik të 30 viteve.

“Çmenduria e këtij kryeministri qe rrjedhimisht përçohet nëpër të gjitha institucionet e shtetit, ka arritur kulmin e vet historik të këtyre 30 viteve.

Ne ketë çmenduri, ai kërkon tashme të tërheqë dhe qytetaret, duke përdorur te gjitha format e mundshme për të arritur qëllimin, si joshjen nëpërmjet ryshfetit, presionin kundrejt punonjësve të administratës dhe atyre që ka në listëpagesat e shtetit, shantazhin ndaj biznesit, ndalimin me ligj për të dalë nga vendi, burgun,”-thuhet në deklaratë.

PD e Korçës akuzon kryeministrin se ka arritur deri aty sa kërcënon edhe të burgosurit, duke shtuar se këto janë forma të diktaturës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *