Templates by BIGtheme NET

Përplasen tre makina në Fier-Lushnjë, humb jetën 18-vjeçari, plagosen dy të tjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnate në aksin rrugor Fier-Lushnjë. Një automjet tip “Benz” është përplasur me dy automjete të tjera në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shoferit”. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një 18-vjeçar, i cili ishte pasagjer në mjetin tip “Benz”.

Drejtuesit e dy automjeteve të tjera kanë mbetur të plagosur.

“Sot pas mesnate në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shoferit” automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.Sh, 22 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin B.Sh, 31 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje dhe më pas është përplasur edhe me automjetin tip “Jaguar” me drejtues shtetasin G.Q, 33 vjeç, banues në Koplik.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vend shtetasi K.Sh, 18 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje.(pasagjerë në automjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi M.Sh).

Gjithashtu dëmtime kanë marë edhe dy drejtuesit e automjeteve, shtetasit M.Sh dhe G.Q të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto