Policia ka vënë në pranga tre persona nga Babrruja dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim pas përplasjeve në KZAZ-në në shkollën Ibrahim Rugova në Kamëz.
Të arrestuarit janë: Andon Prençi, Petrit Prençi vëllezër me njëri-tjerin dhe Dritan Dervishi.
Dy të fundit janë punonjës në Bashkinë Kamëz.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5, bazuar në prova, për vepra penale kundër procesit zgjedhor në vend, arrestuan në flagrancë 3 shtetasit: P.P., 45 vjeç, D.D., 47 vjeç dhe A.P., 35 vjeç, nga Babrruja. Gjithashtu u shpallën në kërkim 3 shtetasit: L.M., R.N. dhe B.P. për të njëjtën vepër penale”.
Vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë për shtetasit e shpallur në kërkim. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.