Templates by BIGtheme NET

Presidenca reagon për ftesën ndaj Ramës dhe Bashës, konfirmohet takimi me liderin e opozitës

Presidenca ka reaguar me anë të zëdhënësit të saj Tedi Blushi për letrat që Kreu i Shtetit  ka dërguar për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

Në deklaratën e tij, Blushi konfirmoi se me kreun e PD-së është fiksuar një takim për ditën e nesërme në orën 09:00 ndërsa nga ana tjetër Kryeministri refuzoi nëpërmjet Twitterit ftesën e Metës.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend.  Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00. Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë”-shkruan zëdhënësi i Presidentit.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*