Bagdadi nuk do e lejojë Uashingtonin të përdorë bazat e saj ushtarake në territorin e tij për të nisur një sulm ndaj Iranit, theksoi presidenti i vendit.
‘Ne nuk duam që territori ynë të jetë një pikë për çdo veprim armiqësor kundër cilitdo prej fqinjëve tanë, duke përfshirë Iranin’, tha presidenti i Irakut, Barham Salih, për ‘CNN’, duke vënë në dukje se nuk ka marrëveshje mes Bagdadit dhe Uashingtonit për diçka të tillë.
Në shkurt, Presidenti i SHBA-së tha se rreth 5,000 ushtarë duhet të qëndrojnë në Irak për të mbajtur një ‘vëzhgim’ të afërt mbi Iranin.
SHBA ishte e gatshme të niste sulme hakmarrëse kundër Teheranit javën e kaluar pas rrëzimit të një droni amerikan, mbi atë që Irani e cilësoi si hapësirë e tij territoriale.