Vendosni fjalën kyçe....

Socialistët ngrejnë Komision Hetimor për Metën


Whatsapp Image 2019 06 26 At 10.30.42

Komisioni i Ligjeve i drejtuar nga Ulsi Manja miratoi sot me 13 vota pro e një kundër, raportin me propozimin për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Ky komision do të hetojë nëse Meta ka shkelur Kushtetutën përmes dekretit të tij që anulon zgjedhjet e 30 qershorit.

Raporti u prezantua sot në komisionin e ligjeve nga relatori i çështjes Adnor Shameti, i cili tha se kërkuesit për shkarkimin e Presidentit vlerësojnë se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën me nxjerrjen e dekretit për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Spartak Braho, anëtar i Komisionit të Ligjeve tha se Kolegji Zgjedhor me vendimin e dhënë dy ditë më parë ka bërë nul dekretin e Presidentit. Manja nga ana tjetër tha se ishte dakort me konkluzionet e Brahos, ndërsa shtoi se hetimi parlamentar do të provojë shkeljet Kushtetuese.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *