Hoze Mourinho është në kërkim të skuadrës së re, teksa luzitani shpeshherë ka përmendur se këtë sezon do të rikthehet në krye të një skuadre.
Ish-trajneri i Mançester United është duke pritur ofertën e duhur, ndërsa së fundmi Mourinho është përfolur se mund të merrte postin e lënë bosh nga Rafa Benitez te Newcastle.
Por, ka qenë vetë portugezi i cili ka larguar të gjitha opsionet për të marrë drejtimin e ‘qymyrxhinjve’, kjo pasi trajneri kërkon të marrë timonin e një ekipi ku mund të fitojë dhe jo të përfundojë në vendin e tetë.
“Nëse dikush më ofron një kontratë të mrekullueshme 10-vjeçare dhe objektivi i skuadrës është të përfundojë në gjysmën e parë të klasifikimit, apo në vend të shtatë, të tetë, të nëntë, atëherë nuk ka problem, por nuk bën për mua. Kjo është natyra ime, objektivi im i parë është të luftoj për të fituar. Kam nevojë për një projekt e në të cilin sensacioni të jetë ai i të luajturit për të fituar”, tha Mournho.