Vendosni fjalën kyçe....

Avioni në Siberi shpërthen pas uljes emergjente, 2 persona humbin jetën (VIDEO)


Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas uljes së një avioni Antonov An-24 i linjës ajrore Angara.

RT” raporton se tragjedia ndodhi në Nizhneangarsk, pasi avioni u rrëzua në pistë ndërsa po përpiqej të bënte një ulje emergjente.

Video nga vendi i ngjarjes të realizuara nga dëshmitarët tregojnë shtëllunga të mëdha tymi duke u ngjitur në ajër.

Të paktën dy anëtarë të ekuipazhit humbën jetën në aksident, ndërsa shtatë persona të tjerë u shtruan në spital. 43 persona të tjerë u shpëtuan nga avioni, i cili u drejtua te Ulan Ude.

“Një nga motorët pësoi defekt kur avioni u ngrit dhe ekuipazhi mori vendimin për t’u kthyer në aeroport” , tha për Tass një zëdhënës i republikës ruse të Buryatia, Aleksey Fishev .

“Gjatë uljes, avioni rrëshqiti 100 metra larg pistës dhe u përplas me impiantin e trajtimit të ujërave të zeza, duke shkaktuar zjarr.” 

Ekuipazhi ndihmoi në shpëtimin e pasagjerëve nga ferri dhe sakrifikuan jetën e tyre, tha një burim i shërbimeve të emergjencës për Interfax.

“Kapiteni nuk e la avionin deri në momentin e fundit. Ishte e pamundur ta shpëtojë”.

Ekuipazhi ndihmoi në shpëtimin e pasagjerëve duke sakrifikuar dhe jetën. Kapiteni nuk e la aeroplanin deri në momentin e fundit. Ishte e pamundur ta shpëtoje atë.

https://www.youtube.com/watch?v=036ZkwLveD4


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *