Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Beratit, ku një 40-vjeçar është hedhur nga kati i shtatë i pallatit.
Mësohet se kjo ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, kur shtetasi i identifikuar si Elton Riko është hedhur nga ballkoni i katit të shtatë të një pallati në lagjen “30 Vjetori”.
40-vjeçari është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Ende nuk dihen shkaqet që e çuan babanë e dy fëmijëve të hidhej nga ballkoni.