Vendosni fjalën kyçe....

Basha mbërrin në Presidencë, nis takimi me Metën


Vetëm pak minuta më parë, kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbërritur në Presidencë për takimin me Ilir Metën.

Ky i fundit ndodhet në Presidencë që prej orës 05:00 të mëngjesit. Ditën e djeshme Meta ftoi në takim edhe kryeministrin Edi Rama, në një përpjekje për të mundësuar një dialog mes palëve për zgjidhjen e krizës politike.

Mirëpo kryeministri Rama u përgjigj duke thënë se është i zënë me zgjedhjet.

Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial, ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh, kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim: Kemi zgjedhje, jam i zënë!”-shkruan Rama.

Presidenca reagoi më pas me anë të zëdhënësit të saj Tedi Blushi, për letrat që Kreu i Shtetit ka dërguar për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

Në deklaratën e tij, Blushi konfirmoi se me kreun e PD-së është fiksuar një takim për të enjten në orën 09:00 ndërsa nga ana tjetër Kryeministri refuzoi nëpërmjet “Twitter”-it ftesën e Metës.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend.  Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00. Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë”-shkruante zëdhënësi i Presidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *