Vendosni fjalën kyçe....

Bllokohen 1.5 milionë euro pasuri në Vlorë


Policia e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 1.5 milionë euro. Ato dyshohet se janë vënë nga veprimtari kriminale.

Nën sekuestro janë vënë 5 apartamante banimi, 1 vilë trekatëshe, 1 anije peshkimi e 4 automjete.

Ato i përkasin Maks Merkajt, i cili është arrestuar në Shqipëri në korrik të vitit 2018 dhe është ekstraduar drejt Italisë ku është dënuar me 17 vjet burg.

Njoftimi i policisë

‘Sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 1.5 milion euro, që dyshohen se janë ngritur me pastrim parash

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, zbatuan vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa objekte:

5 apartamente banimi;

1 vilë trekatëshe;

1 mjet lundrimi, anije peshkimi;

4 automjete.

Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal pro-aktiv të vitit 2018, ndaj shtetasit M.M. si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Vlera financiare e këtyre pasurive kap shifrën rreth 1.503.000 euro. Vijojnë veprimet e tjera proceduriale, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *