Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka akuzuar ‘Google’ se po përpiqet për të ‘manipuluar’ zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Ai gjithashtu tha se ‘Twitter’ po bllokon të gjithë njerëzit që e ndjekin atë.
‘Ata po përpiqen të fusin hundët e të manipulojnë zgjedhjet e vitit 2020’, tha Trump, duke lënë të kuptohet se e kishte fjalën për ‘Google’ në një intervistë me ‘Fox Business’.
Trump akuzoi ‘Twitter’ dhe ‘Google’ se po bënin çmos për të heshtur zërat konservatorë dhe duke u dhënë zë atyre që i urrejnë republikanët.
‘Është thjesht e tmerrshme se çfarë ‘Twitter’, çfarë bëjnë ata. Ata nuk ju lejojnë të merrni fjalën,’ – tha ai.
‘Jam i mendimit se duhen paditur për atë që po ndodh me me paragjykimet.’
Presidenti shtoi se gjigandët e teknologjisë po e bëjnë shumë më të vështirë për të përcjellë mesazhin te amerikanët.
‘Këta njerëz janë të gjithë demokratë. Janë krejtësisht të anuar ndaj demokratëve. Nëse nesër njoftoj se do të bëhem demokrat i mirë dhe liberal, do të merrja pesë herë më shumë pasues e ndjekës në rrjetet sociale.’ – theksoi Trump.
Dy ditë më parë, grupi i transparencës së krahut të djathtë, ‘Project Veritas’ shpërndau një video në të cilën një zyrtare e rëndësishme e ‘Google’ për Inovacionin, Jen Gennai, argumentonte kundër propozimeve ndaj kompanisë, pasi kjo do të bënte që ‘Google’ të dështonte në ‘parandalimin e rizgjedhjes së Trump’.
Gennai më vonë deklaroi se ajo kishte përdorur disa fjalë të pasakta dhe nuk kishte asnjë ide se ajo ishte duke u filmuar. Megjithatë, incidenti i shtoi akuzave të gjata të animit liberal dhe të krahut të majtë të ‘Google’, gjë të cilën konservatorët e kanë kundërshtuar.
Kompania gjithashtu është gjetur në akuza të ashpra pas publikimit të një një email-i të brendshëm të lëshuar nga ‘Project Veritas’ këtë javë.
Në e-mail, një person që besohet të jetë anëtar i ekipit të transparencës dhe etikës së ‘Google’, përshkroi konservatorë e shquar si Ben Shapiro dhe Jordan Peterson si ‘nazistët që bëjnë zhurmën e qenve’.
Trump ka akuzuar kompanitë e mediave sociale në të kaluarën se kanë qenë të padrejta ndaj konservatorëve dhe atij vetë, duke e quajtur ‘Facebook’, ‘Twitter’ e ‘Google’ si konfliktues ndaj tij.
Në prill, ai deklaroi se numri i pasuesve të tij në ‘Twitter’ do të kishte qenë shumë më i lartë nëse ai do luante lojërat e tyre politike.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT